Rashica do largohet, por mbetet në Bundesligë

Futbollisti i Werder Bremen, Milot Rashica është pranë largimit nga klubi, por sipas gjitha gjasave do mbetet në Bundesligë.

Sport

31/01/2021 14:41

Milot Rashica ishte njëri nga futbollistët më të përfolur për transferimin e tij në Angli, përkatësisht tek Aston Villa, ku sipas mediave angleze thuhej se klubi nga Birmingham ka ofruar 20 milionë euro për kosovarin, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave gjermane, Sami Khedira është gati për tu rikthyer tek Hertha Berlin, por si duket klubi gjerman nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Sipas lajmeve, edhe Milot Rashica është pranë që të bashkohet me Hertha Berlin.

Werder Bremen thuhet se ka marrë ofertë zyrtare nga Hertha, fillimisht ai do të shpenzojë gjashtë muaj si huazim në Berlin. Marrëveshja thuhet se ka të detyruar blerjen në fund të huazimit në rast se Hertha Berlin arrin të mbijetojë dhe të qëndrojë edhe për një sezon në Bundesligë.

Carsen Schmidt nuk ka konfirmuar transferimin e Rashicës, por as nuk e ka mohuar atë.

Milot Rashica pranë kalimit te Hertha e Berlinit në lmitet e merkatos së janarit. Nga Gjermania japin lajmin se futbollisti “dardan” mund të huazohet për gjashtë muaj në skuadrën berlineze, e cila do të jetë e detyruar ta blejë në verë, sigurisht nëse arrin të mbijtojë në Bundesligë.

Rashica tashmë ka marrë një ofertë konkrete. Klubet po punojnë për të arritur marrëveshjen që gjithçka të mbyllet brenda së hënës.

Hertha ka kërkuar një sulmues të shpejtë për një kohë të gjatë. Rashica mund të jetë zgjidhja e problemeve aktuale.

Hertha aktualisht renditet në vendin e 14-të në Bundesligë, me 17 pikë, vetëm dy pikë larg zonës së kuqe të rënies nga liga./Lajmi.net/