Shkëlqen Rashica, me asistimin e tij e shpëton ekipin nga humbja

Werder Bremen ka barazuar me Schalken në kuadër të xhiros së 19-të të Bundesligës.

Sport

30/01/2021 17:44

Edhe pse Schalke është duke përjetuar formë të keqe këtë sezon, ku ata gjenden ne pozitën e fundit, Werder Bremen ishte në disavantazh shumicën e lojës, transmeton lajmi.net.

Mascarell kishte shënuar në minutën (38′), për ti dhënë avantazhin Schalkes.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Schalkes.

Në mintuën e (46′) hyri në lojë Milot Rashica. Ai menjëherë ndryshoi dinamikën e skuadrës së tij.

Rashica vazhdoi me lojë të mirë, ku në minutën (77′) dhuroi një asistim për Mohwald.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1. Werder Bremen qëndron në pozitën e 11-të me 22 pikë.

Më poshtë mund të shikoni asistimin e Rashicës./Lajmi.net/