Arsenal – Manchester United, formacionet zyrtare

Arsenal do ndeshet me Manchester Untied në kuadër të xhiros së 21-të të Premierligës.

Sport

30/01/2021 17:32

Të dyja skuadrat kanë formë relativisht të mirë, edhe pse United u mposht në ndeshjen e fundit nga Sheffield United, transmeton lajmi.net.

Manchester United qëndron në opzitën e dytë me 40 pikë, tre më pak se lideri i tanishëm, Man City, që po avancon ndaj Sheffield United.

Për “Red Devils” nuk pritet të ketë mungesa të mëdha dhe ata udhëtojnë me skuadër të plotë.

Arsenal qëndron në pozitën e nëntë me 30 pikë total, “The Gunners” rikthyen formën optimale që nga fitorja ndaj rivalit londinez, Chelsea.

Për Arsenalin, Tierney është në dyshim që të paraqitet, ndërsa Aubameyang, Ceballos dhe Pablo Mari mungojnë.

Formacionet zyrtare te klubeve./Lajmi.net/

 

Arsenal: Leno, Bellerin, Holding, David Luiz, Cedric, Partey, Xhaka, Pepe, Smith Rowe, Martinelli, Lacazette.

Manchester United: De Gea, Lindelof, Maguire, Pogba, Cavani, Rashford, Fred, Fernandes, Shaw, Wan-Bissaka, Mctominay