Detaje dhe statistika, top 10 klubet me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë padyshim një pjesë e pandashme e jetës ditore njerëzore, edhe futbolli modern nuk është pasiv ndaj kësaj dukurie.

Sport

29/01/2021 23:49

Futbolli modern nuk është bërë i rëndësishëm vetëm në aspektin financiar dhe historik, tani klubet duhet të rrisin numrin e “ndjekësve” në rrjetet sociale dhe të rrisin ndikimin e tyre në shoqëri përmes tyre, por cilat janë klubet me numrin më të madh të “ndjekësve” në botë.

Sipas “90 Min Football”, në vitin 2020 dhjetë klube kanë tejkaluar 75 milionë ndjekës në mediat sociale, transmeton lajmi.net.

Në vendin e parë, qëndron Real Madrid, me 251.1 milionë ndjekës, ndërsa në vendin e dytë renditet Barcelona me 248 milionë ndjekës.

Në vendin e tretë, quditërisht është Manchester United me 140.8 milionë, duke u ndjekur nga Juventus në vendin e katërt me 102.9 milionë.

Në top pesë ekipet me më së shumti ndjekës në vendin e pestë qëndron skuadra londineze, Chelsea me gjithsej 93.2 milionë ndjekës.

Në pozitat e poshtme të tabelës, renditen: 6) Liverpool 91.7 milionë, 7) PSG 89.6 milionë, 8) Bayern Munich 87.1 milionë, 9) Arsenal 76.4 milionë dhe Manchester City 75,9 milionë./Lajmi.net/