Publikohet lista e lojtarëve, mungojnë Kulusevski e Dybala

Juventus ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjen ndaj Sampdorias në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.

Sport

29/01/2021 18:45

Juventus ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjen kundër Sampdorias që do të jetë e vlefshme për xhiron 20-të të Serie A, transmeton lajmi.net.

Lajm i mirë është rikuperimi i plotë i Alex Sandro dhe de Ligt të cilët e mposhtën COVID-19.

Kulusevski nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, po ashtu edhe Paolo Dybala mbetet jashtë nga lëndimi i pësuar.

Andrea Pirlo mund të marë frymë lirshëm tani, pas rikthimit të shumicës së lojtarëve edhe pse me pak mungesa në sulm ku sulmuesit e vetëm për këtë ndeshje janë Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata.

Juve me një fitore eventuale ka shanse të ngjitet në pozitën e tretë në tabelë, pas gabimeve të Interit dhe Milanit në ndeshjet e fundit në kuadër të Serie A.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga “Bianconerët”./Lajmi.net/