Policia italiane është duke hetuar Ronaldon, shkaku i thyerjes së rregullave anti-COVID-19

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është duke u hetuar nga Policia italiane shkaku i thyerjes së rregullave anti-COVID.

Sport

28/01/2021 20:34

Ronaldo kishte shkuar në pushime të skijonte, në regjione të ndryshme të Italisë kur shteti kishte shpallur karantinën, transmeton lajmi.net.

Ylli i Juves, kishte thyer rregullat në ditëlindjen e tij, dhe tani po hetohet për këtë gjë.

E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez postoi pamje në mediat sociale të çiftit duke hipur në një makinë bore në një vendpushim malor në Itali në fillim të kësaj jave, gjë që ka shkaktuar një hetim nga policia e Valle d’Aosta.

Ligjet italiane aktualisht ndalojnë udhëtimin midis “zonave me ngjyrë portokalli” të COVID-19 nëse nuk vazhdojnë në një shtëpi të dytë ose marrin leje të vlefshme për arsye pune, por çifti janë akuzuar për mos respektimin e atyre protokolleve për të festuar ditëlindjen e 27-të të Rodriguezit.

Portugezi kishte rezultuar me COVID-19 më herët gjatë sezonit, dhe u kritikua nga mediat italiane, të cilat raportuan se ai nuk i respektoi rregullat e karantinimit dhe shkoi në Portugali. Ky vendim i Ronaldos u cilësua si mos respekt ndaj shtetit  italian.

Ndërsa, Juventus do të ndeshet me Sampdorian dhe kanë mundësi të ngjiten në pozitën e tretë në tabelë./Lajmi.net/