ZYRTARE: Rovella te Juventus në formë shkëmbimi me Portanoca dhe Petrellin

Juventusi ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Nicolo Rovella nga Genoa, me Manolo Portanova dhe Elia Petrelli që kaluan te skuadra tjetër.

Sport

28/01/2021 17:24

Kontratat janë deponuar në Seria A gjatë kësaj mesdite, transmeton lajmi.net.

Rovella do mbetet te Genoa deri në fund të edicionit, ndërsa Potranova dhe Petrelli mund t’i bashkohen skuadrës së re qysh në ditët e ardhshme.

Rovella është 19-vjeçar që ka bërë 11 paraqitje këtë edicion në Seria A dhe Kupën e Italisë.

Lojtari gjithashtu ka bërë dy paraqitje për Kombëtaren e Italisë U21./Lajmi.net/