Arteta diskuton për të ardhmen e Mustafit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur lidhur me situatën e qendërmbrojtësit Shkodran Mustafi.
Sport
Kontrata e shqiptarit do skadojë në fundin e edicionit dhe është i lidhur me largimin gjatë kësaj jave, transmeton lajmi.net.
Tekniku spanjoll tha se situata është e hapur dhe ka bisedime me agjentin dhe lojtarin.
“Është tjetër situatë e hapur për momentin dhe jemi duke biseduar me lojtarin dhe agjentin”.
“Do shohim zgjedhjen më të mirë për këtë gjithashtu”, tha ai.
Mustafi është i lidhur me kalimin në Seria A, derisa interesim ka shprehur edhe Fenerbahce./Lajmi.net/