Mbishkrimi mbështetës për Lampard në Samford Bridge, anglezi thotë se do ta shpërblejë besimin e tifozëve
Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, u zotua se do ta shpërblejë besimin e tifozëve të cilët zbuluan një mbishkrim në mbështetje të tij, në ndeshjen e fundit.
Sport
Tifozët kishin shkruar “Ne besojmë në Frenkun. Atëherë. Tani. Gjithmonë”, në ndeshjen e Chelseat ndaj skuadrës Luton Town në Stamford Bridge në kuadër të FA Cup, transmeton lajmi.net.
Hetriku i Tammy Abraham i ndihmoi “The Blues” të avancojnë në fazën tjetër të turneut.
Anglezi është nën presion pas rezultateve negative, ku ka pësuar pesë herë në tetë ndeshjet e fundit.
“Unë dija për mbishkrimin mbase një ose dy javë më parë, direkt nga ata që e bashkuan atë, të cilët padyshim janë mbështetës masivë të këtij klubi dhe unë isha shumë mirënjohës ndaj tyre”, tha ai.
“Nuk e di nëse fjala emocional është e duhur, por njerëzit që më njohin e dinë se si ndihem për këtë klub”, shtoi ai.
“Jam mirënjohës për mbështetjen, është vërtetë mirë ta ndjej atë në Bridge. E ndjej edhe madje shumë”, tha Lampard.
“Por një gjë e di, kur jam në Stamford Bridge, tifozët më kanë mbështetur gjithonë si lojtar, dhe tani si menaxher. Kështu që e vlerësoj shumë”, përfundoi Frank Lampard./Lajmi.net/
In Frank we Trust pic.twitter.com/ZGR1oh2QVW
— WE ARE THE SHED (@WeAre_TheShed) January 24, 2021