Biden bisedon me Macron për të forcuar lidhjet SHBA – Francë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të diel ka biseduar me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, për të forcuar lidhjen mes dy shteteve, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Bota
Emmanuel Macron dhe Joe Biden arritën në përfundimin se ata kanë qëndrime shumë të ngjashme për çështje të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me luftën kundër COVID-19 brenda OBSH-së dhe klimën, pas kthimit të Shteteve të Bashkuara në Marrëveshjen e Parisit.
Kjo është bërë e ditur nga Pallati Elysee përmes një deklarate të publikuar sot.
“Në bisedën e tyre të parë telefonike që kur presidenti i SHBA-së mori detyrën, të dy udhëheqësit gjithashtu riafirmuan “gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku për të arritur paqen në Lindjen e Mesme, veçanërisht për çështjen bërthamore iraniane”, përfundon deklarata.