ZYRTARE: Ozil është lojtar i Fenerbahces

Arsenal dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje për transferimin e Mesut Ozil në Stamboll.

Sport

24/01/2021 15:26

Tani është zyrtare, Ozil është lojtari më i ri i Fenerbahce, lajmin e kanë bërë të ditur të dyja skuadrat, Arsenali dhe Fenerbahce në rrjetet e tyre sociale, Twitter, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve, Ozil ka pranuar një ulje page drastike për tu bashkuar me klubin e vendlindjes.

Ozil u bë transferimi rekord i Arsenalit, kur u bashkua në vitin 2013 nga Real Madrid. Ai së shpejti do të ndikonte në ndeshje, duke dhuruar asistimet e tij në debutimin e tij dhe e përfundoi sezonin e tij të parë me fitoren dramatike të FA Cup ndaj Hull City.

Ai fitoi edhe dy herë FA Cup në tre sezonet e ardhshme dhe Mesut u emërua gjithashtu Arsenal Lojtari i Sezonit në 2015/16.

Ozil bëri mbi 250 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 44 gola dhe duke bërë 71 asistime./Lajmi.net/