Lampard akuzon gazetarin: Lojtarët po ndikohen nga shkrimet tuaja
Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, ka akuzuar mediat për formën e dobët të lojtarëve të Chelseat në ndeshjet e fundit.
Sport
Frank Lampard ka akuzuar një gazetar se gjërat që po shkruhen nga mediat po ndikojnë tek besimi i lojtarëve, transmeton lajmi.net.
Komentet e anglezit erdhën para ndeshjes së FA Cup ndërmjet Chelsea dhe Luton.
Chelsea ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit, sipas mediave angleze, Massimiliano Allegri, Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann janë kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Lamaprdin.
42 vjeçari është shprehur i frustruar me gazetarin e “The Athletic”.
“Unë mendoj se besimi i lojtarëve do të zvogëlohet nëse ata lexojnë artikujt që ju shkruani”, tha Lampard.
“Kam lexuar disa dhe kam konfirmuar paanësinë me të cilën ju flisni për ndeshjet, është sikur një ekspert i mediave sociale të flasë në mënyrë që të provojkojë një reagim”, përfundoi Frank Lampard duke aluduar në gazetarin Liam Twomey, nga ‘The Athletic’./Lajmi.net/
? “Their confidence would be shot if they read the pieces you write at the minute. The confirmation bias is like a social media pundit to try and get a reaction.”
Frank Lampard fires back at reporter Liam Twomey in his press conference pic.twitter.com/vcekiaM6je
— Football Daily (@footballdaily) January 22, 2021