Pas fitores, Burnley vazhdon ta thumboj Liverpoolin

Burnley arriti që të bëhet klubi i parë që ta mposhtë Liverpoolin në Anfield pas 68 ndeshjeve pa humbje.

Sport

22/01/2021 10:21

Me një penallti të shënuar nga Ashley Barnes, ata arritën që të marrin 3 pikë dhe kësisoj të largohen shtatë pikë nga zona e kuqe, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, Burnley ka përshëndetur gjithë tifozët e tyre me një foto në rrjetin social twitter, me mbishkrimin: “Mirëmëngjesi për gjithë juve, Clarets”.

Në atë postim, ata kanë bashkangjitur rezultatin e ndeshjes se djeshme, duke ngjallur kështu reagime të shumta nga tifozët e The Reds./Lajmi.net/