Dyche shpjegon çfarë u tha në tunel mes tij dhe Kloppit

Burnley surprizoi dje klubin e Liverpoolit duke e mposhtur atë në Anfield me rezultat minimal 1-0.

Sport

22/01/2021 08:40

Rekordi pa humbje në Anfield i The Reds ka marrë fund dje, ku pas 68 ndeshjeve pa humbje, kanë pranuar edhe humbjen e parë.

Në këtë ndeshje, vëmendje mori edhe një shkëmbim fjalësh mes trajnerëve Sean Dyche dhe Jurgen Klopp në tunel të stadiumit, shkruan lajmi.net.

Pasi Fabinho ishte ndëshkuar me karton të verdhë, Dyche dhe Klopp patën një shkëmbim fjalësh në tunel.

Dyche shpjegoi se u thanë disa gjëra, mirëpo të gjitha ishin në normat e duhura. “Nuk ka thamë asgjë që sduhet”, u shpreh ai.

“Ishte vetëm një përballje e zakonshme mes dy trajnerëve, të cilët po luftonin për klubet e tyre që dëshironin ta fitonin ndeshjen”, tha ai në fund.

Falë kësaj fitore, Burnley largohen nga zona e kuqe për shtatë pikë, ndërsa Liverpool janë të pozicionuar në vendin e katërt./Lajmi.net/