Haradinaj: Në Fortesë e Ratkoc, ndjeva frymën e fitores
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Komunës e Rahovecit.
Lajme
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se ndihet i mahnitur me mikpritjen në Rahovec
“Sot e fillova vizitën duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të vazhduar me takime në Fortesë dhe Ratkoc. Këta njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë, do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Gjithëherë i mahnitur me mikpritjen në Rahovec. Sot e fillova vizitën duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të vazhduar me takime në Fortesë dhe Ratkoc.
Këta njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë, do të mbështeten ekonomikisht nga programi që Aleanca ka hartuar për qeverisjen e ardhshme. Në Fortesë e Ratkoc, ndjeva frymën e fitores. Na priftë e mbara! RH. /Lajmi.net/