Konfirmohet data dhe koha e të gjitha çerekfinaleve të Kupës së Italisë
Data dhe koha kur do zhvillohen çerekfinalet e Kupës së Italisë janë konfirmuar.
Sport
Çerekfinalisti i fundit do vendoset sonte (e enjte) në përballjen Lazio – Parma, shkruan lajmi.net.
Fituesi do përballet me Atalantan me 27 janar, derisa derbi i Milanos do zhvillohet me 26 janar.
Data dhe koha e të gjitha çerekfinaleve të Kupës së Italisë:
Inter – Milan (26 janar, ora 20:45).
Atalanta – Lazio/Parma (27 janar, ora 17:45).
Juventus – Spal (27 janar, ora 20:45)
Napoli – Spezia (28 janar, ora 21:00)./Lajmi.net/