Milik ndan rrugët me Napolin, gjen klubin e ri
Arkadiusz Milik duket të jetë i gatshëm për aventurën e tij të re, e karrierën e tij do ta vazhdojë në Francë.
Sport
Sulmuesi i Napolit ka qenë i lidhur për një largim të mundshëm nga kampi i Napolit dhe një gjë e tillë po ndodh.
Di Marzio dhe media të tjera italiane kanë raportuar se klubi i ri i 26 vjeçarit do të jetë nga Franca.
Olympique de Marseille do të jetë klubi i ri i polakut, i cili fillimisht do të transferohet atje në formë huazimi por me detyrim që ta blejë atë verës thotë kontrata.
8 milion euro plus 4 milion bonus janë të përfshira në kontratën e re të Milik, ku edhe ai do të qëndrojë në Marseille për 4 vjet e gjysmë./Lajmi.net/