Shala vlerëson lartë kontributin e Kuçit: Kosova dhe partia janë të bekuar që të kanë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka nis ditën me kryetarin e partisë Hajredin Kuçi.

Lajme

21/01/2021 09:29

Ai ka thurur lavde për Kuçin duke e vlerësuar lart kontributin e tij për Kosovën dhe partinë, transmeton lajmi.net.

“Kultura dhe veprimi intelektual, si dhe vizioni politik e filozofik, e bëjnë Hajredin Kuçin një personalitet që Kosovës i duhet në çdo kohë”, ka shkruar Shala në Facebook.

Shkrimi i plotë i Shalës:

Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e më të mençur. Kultura dhe veprimi intelektual, si dhe vizioni politik e filozofik, e bëjnë Hajredin Kuçin një personalitet që Kosovës i duhet në çdo kohë. Gjatë procesit të gjatë e të mundimshëm të shtetndërtimit shpesh mbi ne ranë shumë orë të liga, por fjalët dhe mendimet largpamëse të Hajredin Kuçit u bënë dritë dhe shpresë.

Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin! /Lajmi.net/