LIVE: Biden e Harris mbërrijnë në Capitol, fillon ceremonia e inaugurimit të tyre

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe e nominuara për zëvendëspresidente të SHBA-ve, Kamala Harris kanë arritur në Capitol Hill.

Bota

20/01/2021 16:34

Ky është vendi ku do të bëhet inaugurimi i tyre në udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan lajmi.net.

Një numër i madh i trupave të Gardës Shtetërore po qëndrojnë afër ndërtesës Capitol për shkak të protestave të ditëve të fundit.

Derisa ish-presidenti Trump ka refuzuar të jetë prezent në ceremoninë e inaugurimit të Biden, është ish-zëvendëspresidenti Mike Pence që do të jetë aty. /Lajmi.net/ 

YouTube player