ZYRTARE: Arsenali shkëput kontratën me Sokratisin
Arsenali ka konfirmuar shkëputjen e kontratës se qendërmbrojtësit Sokratis.
Sport
Greku ka bërë 59 paraqitje për “Topçinjtë”, ndërsa ka zhvilluar 12 ndeshje në Ligën e Evropës, transmeton lajmi.net.
Arsenali përmes një komunikate bërë të ditur se kontrata është ndërprerë dhe lojtari është i lirë të gjejë skuadër tjetër.
“Duke bashkëpunuar nga afër me Sokratis dhe skuadrën, kemi vendosur të shkëpusim kontratën për arsye të njëjta.
Kjo i jep Papa lirinë në negociojë me klubin e ri dhe të rikthehet në aksion sa më shpejtë të jetë e mundur”, shkruhej në komunikatë.
Thank you, Papa ❤️
?? @SokratisPapa5 pic.twitter.com/m2smRBKKM3
— Arsenal (@Arsenal) January 20, 2021
Arsenali gjithashtu këtë edicion e kishte hequr Sokratisin nga skuadra për Premierligë dhe Ligën e Evropës, derisa lojtari pritet të transferohet në Seria A te Genoa./Lajmi.net/