Armiqësia mes Melania dhe Ivanka Trump, Zonja e Parë e quan ‘gjarpër’ vajzën e Donald
Dy personat më të rëndësishëm në jetën e Donald Trump, nuk mund ta durojnë njëra-tjetrën, burimet zbulojnë se Melania dhe Ivanka kanë përdorur fyerje për njëra-tjetrën për vite me rradhë.
ShowBiz
Një burim i tha Daily Star: “Kur Trump ishte një familje e pasur Nju Jork, rrugët e Melania dhe Ivanka rrallë takoheshin, transmeton lajmi.net.
“Ato kishin jetët e tyre të ndara. Por pas fitores së Donald në zgjedhje, tensionet midis tyre u bënë me të mëdha”, shton burimi.
“Si Zonjë e Parë, Melania ndjeu që Ivanka po përpiqej të zinte vendin e saj. Për Ivankën, Melania ishte një pengesë për atë që donte të arrinte”, deklaron ai.
Sipas ish-shoqes më të mirë dhe të besueshme të Melania, Stephanie Winston Wolkoff, shumë prej urrejtjes së tyre mund të gjenden që në ditët e para të administratës Trump kur ajo ende jetonte në Nju Jork.
Ivanka me sa duket kishte shikuar krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë, pjesët private të të gjitha Zonjave të Para.
Në një rast Ivanka thuhet se sugjeroi riemërtimin e “Zyrës së Zonjës së Parë” në “Zyrën e Parë të Familjes” duke vendosur tonin për katër vitet e ardhshme.
Kjo e bëri Trump të zhvillonte luftën e saj për pushtet, duke tallur fëmijën e preferuar të Presidentit dhe duke e quajtur “princeshën” e saj.
Ndërsa Zonja e Parë, Melania realizoi projektet e saj edhe pse shumë besojnë se ajo ka qenë gruaja më joefektive që ka mbajtur këtë rol.
Ndërkohë, në një periudhë të dukshme të nepotizmit, babai e bëri Ivankën, Këshilltare të Presidentit dhe Drejtorit të Zyrës së Nismave Ekonomike dhe Sipërmarrjes që nga viti 2017. /Lajmi.net/