“Jam e tronditur – uniforma nuk është pushtet mbi qytetarin” Adrola Dushi reagon pas protestave të dhunshme në Shqipëri

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka reaguar pas protestave të dhunshme të zhvilluara një ditë më parë në Tiranë, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi, maturi dhe respekt për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dushi dënon dhunën ndaj qytetarëve dhe thekson se pakënaqësitë dhe revolta nuk duhet të shndërrohen në përplasje…

ShowBiz

14/10/2026 09:14

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka reaguar pas protestave të dhunshme të zhvilluara një ditë më parë në Tiranë, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi, maturi dhe respekt për qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dushi dënon dhunën ndaj qytetarëve dhe thekson se pakënaqësitë dhe revolta nuk duhet të shndërrohen në përplasje që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e njerëzve.

“Nuk mund të jetë dhuna përgjigjja ndaj revoltës së qytetarëve!”, shkruan ajo, duke theksuar se policia duhet të jetë e trajnuar për të përballuar tensionet, presionin dhe protestat, duke ruajtur qetësinë edhe në situata të vështira.

Në reagimin e saj, modelja thekson se uniforma e policisë duhet të jetë simbol i mbrojtjes së qytetarëve dhe jo i frikësimit të tyre.

“Uniforma nuk është pushtet mbi qytetarin. Është përgjegjësi ndaj tij!”, shprehet Dushi.