Zyrtari i LDK-së reagon pas publikimit të përgjimit ku Nagavci flet për Osmanin

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka reaguar par publikimit të përgjimeve ku dëgjohet Arbërie Nagavci duke folur për Vjosa Osmanin.

Lajme

19/01/2021 18:20

Gecaj tha se Osmani ka kaluar nga partie e cila e nderoi dhe e privilegjoi tek partia ku konsiderohet vetëm numër.

“O kuku çka i boni vetit” … nga partia e cila e nderoi dhe e privilegjoi, në kotillën ku konsiderohet hiq tjetër pos numër! Arbërie Nagavci: Këta tjerët mujnë me e marrë përgjegjësinë, mujnë me marrë votë të OJQ-ve për shembull, të qytetarëve. Vjosa merr vet,…prej nesh. Kush vjen me ne, krejt marrin vota”, ka shkruar Gecaj në një postim në “Facebook”. 

“O kuku çka i boni vetit” … nga partia e cila e nderoi dhe e privilegjoi, në kotillën ku konsiderohet hiq tjetër pos…

Posted by Bajram Gecaj on Tuesday, January 19, 2021