“Recycle Bin” me fytyrën e Kurtit, kandidatja e VV-së për deputete ofendon rëndë PSD-në

Partia Socialdemokrate në krye me Dardan Molliqajn sot kanë organizuar një aksion në kryeqytet ku në kontejnerë të bërllokut kanë ngjyrosur fytyrën e kreut të VV-së, Albin Kurti, me mbishkrimin “Recycle Bin”.

Lajme

19/01/2021 16:38

Përmes këtij aksioni PSD ka kritikuar listën e kandidatëve për deptuetë të Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar si një qorbë ideologjie, derisa Albin Kurtin e kanë cilësuar si “baba i riciklimit”.

Për këtë aksion ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje. Tinka Kurti e cila është anëtare e partisë së Kurtit dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë se “është rast i rrallë kur je brenda kazanit të plehrave dhe shkarravitë jashtë tij”.

Rast i rrallë kur je brenda kazanit të plehrave dhe shkarravitë jashtë tij.

Posted by Tinka Kurti on Tuesday, January 19, 2021