​Katër të lënduar në një aksident në hyrje të autostradës në Prishtinë

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti në hyrje të autostradës në Veternik të Prishtinës.

Lajme

18/01/2021 11:40

Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, kështu ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Është pranuar informata se rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturash në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci.

Gjithashtu, si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata. /Lajmi.net/