Një shtetas i Shqipërisë arrestohet në Kosovë, dyshohet për kontrabandë të kafshëve

Policia ka njoftuar se ka ndaluar një automjet transportues që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Shqipërisë , ku gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte një dem (kafshë) pa numër martikulues dhe asnjë dokument përcjellës.

Lajme

18/01/2021 10:16

Siç njofton PK, kamioni dhe kafsha dërgohen në terminal doganor.

“Kaçanik 17.01.2021-16:05. Raportohet se njësiti policor ka ndaluar një automjet transportues që drejtohej nga i dyshuari mashkull Shqiptar, shtetas i Shqipërisë , ku gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte një dem (kafshë)pa numër martikulues dhe asnjë dokument përcjellës. Kamioni dhe kafsha mbetet të dërgohen në terminal doganor. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/