SHBA dhe BE i reagojnë Rusisë pas arrestimit të Alexei Navalny

Autoritetet ruse e kanë arrestuar kritikun e shquar të qeverisë ruse, Alexei Navalny, me të arritur në Moskë nga Gjermania ku po trajtohej për shkak të helmimit që i është bërë.

Bota

17/01/2021 23:18

Ky arrestim ka nxitur reagime nga zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, shkruan Reuters.

Këshilltari i ardhshëm amerikan i sigurisë kombëtare në Administratën e Joe Biden,  Jake Sullivan, ka reaguar në Twitter duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny.

“Navalny duhet të lirohet menjëherë dhe autorët e sulmit të egër mbi jetën e tij duhet të mbajnë përgjegjësi”.

Gjithashtu edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny.

Michel ka thënë se do t’i kërkojë BE-së që me shpejtësi të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë.