​Albulena Balaj-Halimaj pret 50 mijë vota për Nismën Socialdemokrate

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se pret që në këto zgjedhje Nisma do të merr 50 mijë vota.

Lajme

17/01/2021 22:48

Zëvendëskryeministrja në detyrë e Kosovës nga radhët e Nisma Socialdemokrate Albulena Balaj-Halimaj është shprehur optimiste se kjo parti në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të marrë një numër të konsiderueshëm të votave.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se pret që në këto zgjedhje Nisma do të merr 50 mijë vota.

“Sa më shumë që e sulmojnë NISMËN, aq më shumë e dua dhe do ta dua përgjithmonë! Dashurinë për të së bashku me mbi 50.000 mbështetës do ta dëshmojmë më 14 shkurt! Falënderoj Nismën Socialdemokrate dhe kryetarin Fatmir Limaj, komandant ÇELIKUN që edhe njëherë më dhanë besimin të jem kandidate për deputete”, ka shkruar Balaj-Halimaj.