Insigne ka një mesazh për Juventusin pas fitores ndaj Fiorentinës

Lorenzo Insigne është shprehur i lumtur me skuadrën e tij në fitoren 6-0 të Napolit ndaj Fiorentinës në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A dhe paralajmëron skuadrën e tij për Juventusin.

Sport

17/01/2021 15:02

Insigne shënoi dy herë ndërsa Napoli kërkoi të tre pikët në një lojë të dominuar kundër “La Viola”. Insigne është golashënuesi më i mirë për Napolin deri më tani këtë sezon, transmeton lajmi.net.

“Unë jam i lumtur, jam krenar që arrita objektiva të shkëlqyera me këtë ekip, ne kishim nevojë për të fituar, ishte e rëndësishme të fitonim sot”, tha ai.

“Ne luajtëm një lojë të shkëlqyeshme si ekip. Ne e dimë që kemi bërë disa gabime në ndeshjet e mëparshme, por në futboll mund t’i kompensosh pas tre ditësh, kjo është gjëja e mirë. Shokët e mi të skuadrës dhe unë gjithmonë stërvitemi mirë gjatë javës, por të dielave ka edhe befasi që mund të ndodhin”, tha 29 vjeçari.

Kapiteni u ndal të flasë edhe për ndeshjen e Supercoppa Italiana që do të zhvillohet të mërkurën kundër Juventusit.

“Do të jetë një lojë shumë e rëndësishme, ne kemi ndjenja të mira, por ata janë kampionë të shkëlqyeshëm dhe ata do të japin më të mirën nga vetja e tyre. Por, ne do të përpiqemi të jemi gati” tha Insigne.

Insigne komplimentoi edhe trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso, i cili para dy ditësh iu dha pushim lojtarëve dhe i nxori për drekë.

“Trajneri është një njëri i shkëlqyeshëm, ai e di se kur është koha e duhur për të pushuar. Ndonjëherë është më mirë të kesh një ditë pushimi sesa të stërvitesh, tani duhet të japim më të mirën”, përfundoi Lorenzo Insigne./Lajmi.net/