Nesër nis mësimi, Zemaj fton nxënësit dhe mësimdhënësit të respektojnë masat anti-COVID
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ka ftuar prindërit, nxënësit dhe personelin arsimor që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat anti Covid, duke vazhduar ta ruajnë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë.
Postimi i plotë:
Të nderuar prindër,
nxënës dhe personel arsimor,
Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses.
Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.
Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësitë e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit.
Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm! /Lajmi.net/