Aderimet “analitike”

Aderimet nëpër parti politike në prag të zgjedhjeve janë bërë një praktikë ndër vite.

Lajme

12/01/2021 21:28

Bujë më të madhe bëjnë kalimet nga një parti në tjetrën, por edhe inkuadrimi në politikë i anëtarëve nga shoqëria civile, në veçanti ata që deri në momentin e kyçjes në politikë njihen si: analistë politikë.

Së fundmi katër të tillë, vetëm kanë zyrtarizuar hyrjen në politikë; dy në PDK dhe dy në Lëvizjen Vetëvendosje.

Janë Armend Muja dhe Ardian Gola, që janë bërë pjesë e LVV-së dhe Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati që janë anëtarësuar në PDK.

Zgjedhjet janë caktuar të mbahen më 14 shkurt, ndërkaq nëse do të ketë kalime të tjera nga ‘analiza’ në politikë, mbetet për t’u parë.