Ramos dhe Reali nuk arrijnë marrëveshje për rinovim, United përgatit kontratën dyvjeçare për spanjollin

Real Madridi nuk është duke ia dal të rinovojë kontratën e qendërmbrojtësit Sergio Ramos.

Sport

12/01/2021 14:20

Kapiteni kërkon rinovim për dy vite me pagë të rritur, derisa të “Los Blancos”, kjo ofertë shihet si e papranueshme, përcjellë lajmi.net.

Reali i ka ofruar rinovim për një vit me pagë të njëjtë ose për dy vite me 10 për qind zbritje, ndërsa Ramos i ka refuzuar të dy.

Nga kjo situatë është duke përfituar Manchester Unitedi që ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin dhe tashmë kanë përgatitur ofertën e parë.

Sipas ekspertit të merkatos, Di Marzio, “Djajtë e Kuq” do t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare me çdo pagë që e do lojtari./Lajmi.net/