Befasia e merkatos – interesimi i Liverpool në Ramos
El Chriniguito raporton se Liverpool FC janë të interesuar për të transferuar yllin kryesor të Real Madrid, Sergio Ramos.
Sport
Kapiteni i Galaktikëve do të mbarojë kontratën e tij me klubin madrilien në verën e këtij viti, transmeton lajmi.net.
The Reds janë të interesuar që të transferojnë fituesin e Kupës së Botës në klubin e tyre edhe pas incidentit që ndodhi mes atij dhe Mohamed Salah në vitin 2018.
Paris Saint-Germain, Juventus, Manchester City janë vetëm disa nga shumë klubet e interesuara për të marrë shërbimet e Ramosit.
Megjithatë, mbrojtësi i Real Madrid nuk ka dhënë akoma ndonjë shenjë largimi nga klubi në të cilin dha gjithçka nga vetja. Ai nuk është duke nënshkruar një kontratë të re dhe kjo po ndikon që të ketë spekulime të shumta se ai nuk është i kënaqur në Real Madrid.
Liverpool po ka probleme të mëdha me lëndime këtë sezon dhe transferimi i spanjollit, i cili ka fare pak lëndime në karrierën e tij, do të thoshte se mbrojtja e Jurgen Klopp do të ishte në duar të sigurta./Lajmi.net/