Pochettino dëshiron të transferojë yllin e Premierligës
Trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka vendosur gjithë vëmendjen e tij te Sergio Aguero.
Sport
Në verën që po vjen, Aguero do të mbetet pa kontratë dhe në këtë afat kalimtar ai mund të arrij një marrëveshje paraprake me ndonjë klub tjetër.
Pochettino raportohet të jetë shumë i interesuar që të sigurojë shërbimet e argjentinasit, i cili konsiderohet të jetë edhe prioriteti i 53 vjeçarit.
Edhe pse skuadra e PSG është e mbushur me yje sikurse Neymar, Mbappe, Di Maria e Icardi, ardhja e Agueros vetëm sa do të shtonte edhe më shumë rrezikshmëri në fazën e sulmit.
Pep Guardiola në anën tjetër, kishte thënë se Aguero është shumë i rëndësishëm për klubin, për tifozët dhe për të gjithë. “Ai është një lojtar i yni, deri kur ai të vendosë të largohet”, kishe thënë mes tjerash spanjolli në tetorin e vitit të kaluar./Lajmi.net/