Fëmijët që hedhin tantrum, kanë më shumë gjasa të kenë probleme financiare në moshë madhore

Fëmijët e pasjellshëm dhe të zhurmshëm, me sa duket kanë më shumë probleme financiare në të ardhmen, thotë studimi.

Lifestyle

05/01/2021 16:56

Fëmijët problematik, që kanë pak durim dhe hedhin tantrum çdo ditë, kanë më shumë gjasa të kenë probleme financiare kur arrijnë moshë madhore, thotë studimi i ri, shkruan “DailyMail”.

Më shumë se 1 mijë persona të lindur mes viteve 1972-1973 në Zelandë të re, janë vëzhguar deri në moshën 45 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Sipas analizave të informacioneve, personat me më shumë kontroll si fëmijë, kanë më shumë stabilitet financiarë dhe dinë të menaxhojnë paratë e tyre kur rriten.

Personat që kishin më shumë kontroll mbi veten si fëmijë, gjithashtu plaken më ngadalë fizikisht.

Ata me më shumë kontroll si fëmijë, kanë shumë më pak shenja të plakjes së trurit dhe shëndet më të mirë.

Edhe sa i përket socializmit me persona të tjerë, ata duket të jenë më të suksesshëm sesa fëmijët e llastuar. /Lajmi.net/