Reali i sigurt, mposht Celta Vigon dhe ngjitet në vendin e parë

Real Madrid ka triumfuar ndaj Celta Vigo në kuadër të xhiros së 17-të të La Ligas.

Sport

02/01/2021 22:49

Real Madrid ka triumfuar ndaj Celta Vigo në kuadër të xhiros së 17-të të La Ligas. Me këtë fitore, ‘Los Blancos’ janë liderë të La Ligas, por vetëm përkohësisht pasi që rivali i qytetit, Atletico Madrid ka një pikë më pak por ka tre ndeshje më pak të zhvilluara, transmeton lajmi.net.

Fillimisht golin e parë për Realin e shënoi Lucas në minutën e 6′ të ndeshjes, spanjolli luajti në sulm dhe pati paraqitje të mirë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1 – 0 në favor të Realit.

Pjesa e dytë filloi, Lucas u shfaq në skenë prap, ai i dhuroi një asistim të rikthyerit, Marco Asensio, në minutën e 53′.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 – 0, tani Real Madrid kryeson tabelën, ndërsa Celta Vigo qëndron në pozitën e tetë./Lajmi.net/

YouTube player