Klopp ‘fajëson’ humbjen e rasteve për barazimin ndaj Newcastle

Liverpool barazoi 0-0 ndaj Newcastle në St James Park dhe Mohamed Salah e Robert Firmino po fajësohen më së shumti, pasi që këta nuk arritën të konkretizonin rastet që kishin.

Sport

31/12/2020 08:30

The Reds nuk arritën që në ndeshjen e tyre përmbyllëse të vitit ta fitojnë dhe kësisoj nuk u shkëputën nga ndjekësi i tyre më i afërt, Manchester United të cilët janë vetëm 3 pikë afër (me një ndeshje më pak).

Frustrimi i menaxherit, Jurgen Klopp, u pa disa herë në ndeshje kur Salah, Firmino e Mane nuk shënuan pas disa rasteve shumë të mira vetëm me portierin.

Megjithatë, gjermani tha se nuk është i lumtur me rezultatin, mirëpo as nuk është i inatosur.

“Mos shënimi i golave është një shqetësim vetëm kur ju nuk krijoni raste. Ndërsa, kur ju e bëni atë, është vetëm çështje e momentit. Kur ju vazhdoni të krijoni, edhe do të shënoni”, u shpreh ai.

53 vjeçari tha se ata do të përmirësohen dhe nuk duhet të shqetësohen shumë pasi që zhvilluan një ndeshje të mirë./Lajmi.net/

YouTube player