Traditat më të çuditshme të festimeve të Vitit të Ri në botë

Secili shtet ka traditat e veta të festimit të ndërrimit të moteve, dhe po që është interesante të mësosh për zakonet dhe traditat e ndryshme.

Fun

01/01/2021 16:51

Ndërrimi i moteve është një pres festave më ndërkombëtare të cilën e feston thuajse çdo vend në botë, shkruan lajmi.net.

Secili ka mënyrën e vetë të festimit, disa festojnë me familje, disa me miq, disa edhe vetëm.

Shumica e shteteve kanë ndonjë traditë ikonike për festimin e vitit të ri, dhe është gjithmonë interesante të mësosh më shumë rreth kulturave të ndryshme.

Disa prej tyre mund edhe t’i keni dëgjuar, por disa prej tyre janë mjaftë të pazakonta.

Në këtë artikull kemi përmbledhur disa prej traditave më interesante rreth botës.

Spanja

Në Spanjë është zakon të hahen 12 kokrra rrushi, një për çdo zile të orës në mesnatën e vitit të ri. Secila kokërr reprezanton fatin e mirë për një muaj të vitit të ardhshëm.

Në qytetet e mëdha si Madridi dhe Barcelona, njerëzit mblidhen në sheshet kryesore dhe hanë rrushin e tyre duke e përcjellë mes tyre një shishe me raki, shkruan lajmi.net.

Kolumbia

Në shpresë që do jetë një vit plot udhëtime, shtetasit e Kolumbisë do të bartin një valixhe të zbrazët rreth bllokut.

Danimarka

Banorët e Danimarkës e presin vitin e ri duke thyer pjata dhe gota para shtëpisë së familjarëve ose miqve që të largojnë shpirtrat e këqij. Ata gjithashtu hipin mbi karrige dhe në momentin që bëhet mesnatë ata “kërcejnë” në vitin e ri me shpresë të fatit të mirë.

Finlanda

Në Finlandë, njerëzit e parashikojnë se si do të shkoj viti që po vjen duke shkrirë alumin në një kuti me ujë, dhe forma që metali merr interpretohet se çfarë do të sjellë viti i ri.

Një zemër ose unazë do të thotë martesë, një anije parashikon udhëtime, dhe një derr parashikon begati.

Panama

Në Panama, qytetarët fillojnë vitin e ri duke djegur figura të personave të njohur si p.sh. personazhe televizive, politikan, apo diçka të ngjashme për të larguar shpirtrat e këqij, dhe për të nisur një vit të ri mbarë, shkruan lajmi.net.

Skocia

Në Skoci, besojnë në “hapin e parë” të vitit të ri. Personi i parë që e kalon pragun e derës në vititn e ri, duhet të mbaj me vete një dhuratë për fat.

Filipinet

Në Filipine, do të gjeni objekte të rrumbullakëta kudo gjatë natës së vitit të ri, sepse ato reprezantojnë monedhat, që do të thotë kjo ndjellë prosperitet.

Gjithashtu familjet vënë në tryezë fruta të rrumbullakëta, dhe hanë 12 fruta në mesnatë.

Brazili

Në Brazil, natën e vitit të ri mendohet të të sjellë fat nëse vishni të brendshme speciale natën e vitit të ri. Ngjyra e kuqe do të të sjelli dashuri, kurse ngjyra e verdhë para.

Greqia

Grekët e varin një qepë në derën kryesore të shtëpisë, shkruan lajmi.net. Ky është simboli i rilindjes dhe ditën e vitit të ri prindërit i zgjojnë fëmijët e tyre nga gjumi duke i prekur në kokë me qepë.

Rusia

Në Rusi, njerëzit i shkruajnë dëshirat e tyre në letra dhe i djegin në mesnatë. Pas kësaj, ata e përziejnë letrën e djegur me shampanjë dhe e pinë personi që ka bërë dëshirën.

Kili

Në Kili, njerëzit fusin një monedhë në këpucët e tyre që viti që vjen të sjellë para në çdo hap të tyre në vitin e ri.

Afrika Jugore

Në prag të vitit të ri, jugo-afrikanët hedhin në plehra mobilet, rrobat dhe pajisjet e vjetra. Ata fillojnë vitin e ri me gjësende të reja.

Rumania

Rumunët kanë një metodë shumë interesante të festimit, ata do të vishen si arinj dhe do të vallëzojnë për të trembur shpirtrat e këqij, dhe për të shëruar e mbrojtur njerëzit, shkruan lajmi.net.

Japoni

Në Japoni, viti i ri festohet duke i rënë zileve. Zilet bien 108 herë, duke simbolizuar 108 mëkatet sipas budizmit.

Anglia

Në Angli, në momentin e mesnatës së vitit të ri, ju duhet të puthni dikë që dashuroni. Personi që keni kontaktin e parë pas fillimit të vitit të ri, do të diktoj fatin e vitit.

Porto Riko

Në Porto Riko, njerëzit hedhin një kovë me ujë nga dritarja për të larguar të ligat e vitit që shkoi.

Austria

Austriakët blejnë hajmali fatsjellëse dhe iu dhurojnë miqve dhe familjarëve.

Kanada

Kanadezët kalojnë ditën e fundit të vitit duke peshkuar me familjarët dhe miqtë e tyre. Atë natë do të hahen peshqit e kapur për darkë, shkruan lajmi.net.

Republika Çeke

Çekët do të parashikojnë të ardhmen e fatit të vitit që vjen duke prerë një mollë. Thelbi i mollës do të definoj fatin e vitit të ri. Nëse është në formë ylli, të gjithë do të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm, nëse duket si kryq, dikush do të sëmuret.

Estonia

Gjatë festimit të ndërrimit të moteve, estonezët hanë shumë. Ata besojnë se nëse hani 7, 9 ose 12 vakte gjatë ditës do të keni shumë fat dhe gjëra të mira në vitin e ri.

Turqia

Në Turqi, konsiderohet fat i mirë nëse hidhni kripë në prag të derës sapo të bëhet mesnata. Kjo do të sjell paqe dhe prosperitet gjatë gjithë vitit.

Holanda

Ata festojnë duke kafshuar një Oliebollen, që është një specialitet i brumit të fërguar. Kjo është bërë që në kohët e lashta kur fiset e lashta gjermane i luteshin perëndeshës Perchta, e cila do i priste barkun dhe do i mbushte me plehëra të gjithë ata që nuk merrnin pjesë në ritual. /Lajmi.net/