Raste të reja më virus, Liverpool pa tifozë në stadium
Liverpool do të jetë pa tifozë në ndeshjet e ardhshme në Premierligë.
Sport
Anglia ka bërë kategorizimin e qyteteve në stilin e semaforit, duke i ndarë ato me më pak rrezik, me rrezik të mesëm dhe ato në zonën e kuqe, me rrezikshmëri të lartë.
Qyteti i Liverpoolit së fundmi ka dalur nga zona e 2-të në zonën e 3-të që nënkupton se ndeshjet e tyre në Anfield do t’i luajnë pa tifozët e tyre.
Njëra prej ndeshjeve kryesore për The Reds këtë sezon do të jetë pikërisht kundër Manchester United me 17 janar, njëri prej ndjekësve më të afërt të Liverpoolit për titull.
Liverpool gjatë viteve të fundit është njohur për tifozërinë e tyre të zjarrtë dhe ajo ka ndikuar shumë në lojën e tyre.
Premierliga këtë sezon po kalon periudhë të keqe kur është fjala për Covid-19, sidomos këto ditë e fundit kur kanë shpërthyer raste të reja në Angli./Lajmi.net/