Ekspertët thonë se adoleshentët do të bëhen më të pasjellshëm si shkak i pandemisë
Për të gjithë prindërit që janë duke shkulur flokët e veta, nuk jeni vetëm!
Lifestyle
Prindërit nuk kanë vetëm stresin gjeneral që ka ardhur me pandeminë e koronavirus, por ata gjithashtu kanë vështirësi të përmbushin nevojat e shumta të fëmijëve, shkruan “Metro”.
Me shkollat e mbyllura është bërë shumë e vështirë për prindërit të mbajnë fëmijët e tyre në gjendje të mirë psikike, kur ata shumicën e kohës e kalojnë të mbyllur, transmeton lajmi.net.
Një problem tjetër se duket të mos jetë duke u diskutuar mjaftueshëm është se çfarë janë duke përjetuar adoleshentët.
A e keni vënë re se adoleshentët janë bërë me qejf më të keq, të mbyllur në vete dhe irritohen shumë shpejt?
Motivimi i tyre është zbehur? Kalojnë kohë jashtë sa më shumë që munden? Tregojnë mungesë respekti?
Epo këto mund të mos jenë ndryshimet e disponimit tipike që kanë adoleshentët.
Dr Becky Spelman, një psikologe klinike, ka treguar se shumica e adoleshentëve janë në fakt janë duke u regresuar gjatë pandemisë. Pra, ata po kthehen mbrapsht në udhëtimin e tyre të pjekurisë duke bërë sjellje të këqija që kanë bërë kur ishin më të vegjël.
Kjo kohë stresuese po i shtynë adoleshentët të kthejnë zakone që më parë i kanë kaluar me moshën.
Kjo ndodhë pasi që në nënvetëdijen e tyre, ata janë duke u kthyer në gjendjen që kishin kur ishin fëmijë dhe iu thuhej që nuk mund të bëjnë shumë gjëra.
Mendja e tyre në formë të pavetëdijshme është duke ngjallur ato kujtime, gjë që shkakton agresion dhe sjellje të pakëndshme.
Kjo periudhë është bërë e vështirë për prindërit që kanë adoleshent, sepse edhe nëse ata kanë pasur një adoleshent shumë të sjellshëm, tani janë duke hasur në probleme.
Prandaj komunikimi është shumë i rëndësishëm në këtë kohë, sepse edhe ata janë në situatë që nuk e kuptojnë as veten, dhe kanë nevojë për prindërit e tyre. /Lajmi.net/