Ronaldo barazon rekordin 59 vjeçar të Serie A
Futbollisti i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka barazuar rekordin e vënë nga Omar Saviori në vitin 1963, me dy golat e tij kundër Parmës në Serie A.
Lajme
Cristiano Ronaldo është bërë vetëm lojtari i pestë që shënon të paktën 32 gola të Serie A në një vit të vetëm kalendarik, i pari që nga Omar Sivori në 1961.
Ylli i Juventusit shënoi dy gola në fitoren e mbrëmjes së djeshme 4-0 ndaj Parma në Stadio Tardini.
Kjo bëri që ai të thejë edhe një rekord për vitin kalendarik 2020 me 32 gola dhe atij i mbetet ende një lojë tjetër për të luajtur këtë vit.
Ai mund të barazojë numrin e shënuar nga Stefano Nyers në 1951. Rekordi maksimal i përket Felice Borel me 41 gola në vitin kalendarik 1933, i ndjekur nga Gunnar Nordahl me 36 në 1950.
Në mënyre spektakolare, Ronaldo ka arritur shifrën e 32 golave kur luan vetëm 28 ndeshje në Serie A në vitin 2020./Lajmi.net/
⚪⚫ @Cristiano has equalled Omar Sivori, the last player to score 33 goals in a single calendar year in @SerieA_EN, in 1961 ??#ParmaJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/o4ELf5aRmX
— JuventusFC (@juventusfcen) December 19, 2020