Çfarë është dallimi mes termave “Migrant” dhe “Imigrant”?
Ja një shpjegim i thjeshtë që do të iu ndihmoj të kuptoni dallimin mes tyre.
Fun
Në ditët e sotme i dëgjojmë këto terma vazhdimisht, por zakonisht i përdorim si sinonime të njëra-tjetrës, shkruan “TeenVogue”.
Por këto terma në fakt kanë një dallim mjaft të madh që mund të iu duket paksa e komplikuar ta kuptoni, transmeton lajmi.net.
Pra, çfarë do të thotë “Migrant”?
Sipas UNESCO, definicioni i termit migrant, është çdo person që dëshiron të jetoj përkohësisht ose përjetësisht në një shtet ku nuk janë lindur dhe është lidhur me shtetin në ndonjë mënyrë tjetër.
Mirëpo varësisht prej shtetit, disa persona mund të konsiderohen migrant edhe nëse kanë lindur në shtetin ku jetojnë.
Por në përgjithësi, termi migrant përdoret për personat që zhvendosen në një shtet pa qëllimin për të jetuar aty përgjithmonë.
Gjithashtu refugjatët, personat që janë detyruar ose mashtruar për tu larguar nga shtëpia e tyre janë migrant.
Çfarë do të thotë “Imigrant”?
Termi imigrant implikohet për lëvizjen e një personi në një shtet të ri me qëllimin e fillimit të jetës në atë vend përgjithmonë.
Një dallim mund të bëhet edhe në faktin se termi migrant është më shumë i përqendruar në aktin e të lënit të shtetit tuaj, ndërsa imigrant përqendrohet në aktin e vendosjes në një shtet tjetër. /Lajmi.net/