Si mund ta shpëtoni lidhjen nëse seksi është i keq?

Komunikimi është çelësi.

Lifestyle

16/12/2020 11:33

Një problem që shpesh ndodhë tek çiftet, është kur ju e doni partnerin tuaj, por seksi është i pakënaqshëm ose i pamjaftueshëm., shkruan “TeenVogue”.

Kjo mund të iu shtyj shumë persona që të mendoni për ndarjen ose diçka të tillë, por nuk keni pse të bëni këtë, transmeton lajmi.net.

Zgjidhja është shumë e thjeshtë, çelësi i një lidhje të lumtur është komunikimi. Nëse ju jeni të tërhequr ndaj partnerit tuaj, nuk do të thotë se jeni të përshtatshëm.

Ka një dallim mes kimisë seksuale dhe përshtatshmërisë seksuale. Kimia seksuale është shkëndija, tërheqja ose lidhja që keni ndaj një personi seksualisht. Ndërsa përshtatshmëria seksuale është se sa arrini të kënaqni njëri-tjetrin.

Ju duhet të jeni më fluid dhe aktiv në këtë proces, pyesni partnerin se a po funksionon ajo që po bëni.

Nëse juve plotësisht iu mungon tërheqja ndaj partnerit, nëse ju nuk keni ndjerë kurrë tërheqja seksuale ndaj tyre, atëherë kjo është problematike. Ju mund të punoni në përforcimin e tërheqjes seksuale, por nuk mund të krijoni atë nga asgjë.

Komunikimi, eksperimentimi, të qenit të hapur mes vete do të ndihmoj, por nuk do ta krijoj një tërheqje seksuale.

Kjo nuk do të thotë se lidhja juaj ka mbaruar nëse nuk keni tërheqje seksuale, sepse ka shumë çifte që kanë një jetë seksuale të dobët, por ata e mbajnë lidhjen duke përdorur masturbimin, ose eksperimentojnë me një lidhje të hapur.

Por nëse problemi është përshtatshmëria seksuale, atëherë juve iu duhet vetëm të komunikoni. Sinqeriteti do të jetë shumë i mirë në këtë situatë sepse do iu lejoj të kuptoni se çfarë po bëni gabim dhe si ta bëni si duhet.

Provoni gjëra të reja, eksperimentoni me fetishe dhe preferenca të ndryshme, tregoni saktësisht se çfarë iu pëlqen. Kjo është mënyra se si të shpëtoni një lidhje. /Lajmi.net/