Çfarë ndodhë nëse një shtet shpall gjendje emergjente?
Që nga fillimi i pandemisë, kemi dëgjuar këtë fjalë disa herë, por çfarë do të thotë saktësisht gjendja emergjente dhe çfarë ndodhë në rast se shpallet gjendja emergjente?
Fun
Gjendja emergjente është situata në të cilën qeveria ose presidenti i një shteti marrin fuqinë e plotë përmes politikave që normalisht nuk do të lejoheshin, burimi “Wikipedia”
Kjo gjendje shpallet për të mbrojtur qytetarët e një shteti në rast të një katastrofe natyrale, luftës civile, konfliktit të armatosur, një pandemie ose epidemie mjekësore ose probleme të tjera që rrezikojnë qytetarët e një shteti, shkruan lajmi.net.
“Justitium” është koncepti i nxjerrjes së një dekreti nga autoritetet i cili është krijuar specifikisht për të shpëtuar jetë në kohë të vështira.
Gjendja emergjente gjithashtu mund të përdorët si racionalizim ose pretekst për të suspenduar të drejtat dhe liritë e qyetarëve të cilat janë të garantuara me kushtetutën e shtetit ose ligjet bazë.
Kjo nganjëherë bëhet edhe duke përdorur forcën ushtarake ose duke tërhequr “Habeas Corpus”, që është ligji i cili i lejon një qytetari të arrestuar të bëjë kërkesë për gjykim të autoriteteve përgjegjëse për dënimin e tyre, nëse qytetari mendon se dënimi i tyre ka qenë i gabuar, shkruan lajmi.net.
Procedura legale për këtë gjendje ndryshon nga shteti në shtet. Bashkë me ligjet shtetërore, edhe ligjet internacionale të të drejtave dhe lirive mund të suspendohen gjatë një gjendje emergjente.
Edhe pse është shumë e rrallë për shtetet demokratike, shtet diktatoriale shpesh shpallin gjendje emergjente në mënyrë që të përdorin regjimin për të ndryshuar të drejtat njerëzore të qytetarëve që mbrohen nga Konventa Internacionale e të Drejtave Cilvile.
Në rastet kur deklarohet ligji ushtarak, ushtria lejohet të ketë autoritet thuajse të plotë në veprim. Pra, çdo veprim i bërë nga ata dhe vendimet e marra janë absolute dhe nuk mund të refuzohen nga qytetarët.
Gjendja emergjente është diçka që mund të keqpërdoret në rast të shpalljes, pasi që kjo do të lejoj një shtet të shtyp opozitën e brendshme pa respektuar të drejtat njerëzore. /Lajmi.net/