Truku i lehtë se si të hiqni të gjitha papastërtitë me vetëm dy produkte që ka çdo shtëpi
Eliminimi i papastërtisë mund të jetë shesh një pune shumë e vështirë, por ka shumë mënyra që ju mund ta bëni këtë pa përdoru detergjente.
Lifestyle
Të gjithë e dimë se mund të jetë shumë e vështirë të pastrojmë shtëpinë nganjëherë. Disa njolla, si p.sh. ato në furrë janë shumë të vështira për tu hequr edhe nëse përdorim detergjente të fuqishme, shkruan lajmi.net.
Por jo gjithmonë duhet të përdorni detergjente për pastrim, sepse ka mënyra më të lehta për ta bërë këtë.
Shumë prej produkteve tona shtëpiake janë shumë më të dobishme sesa detergjentet e ndryshme.
Të tilla janë uthulla, limoni dhe soda bikarbonat.
Përzierja e këtyre tre produkteve dhe aplikimi në njolla dhe papastërti do e bëjë pastrimin shumë më të lehtë edhe për njollat në furrë nga yndyra.
Pasi përzieni tre përbërësit dhe i aplikoni në zonën e papastër, lëreni të qëndroj rreth 2-3 minuta, dhe më pas fërkojeni me një sfungjer zonën dhe do të shihni rezultatet. /Lajmi.net/