Fetishet më të zakonshme që njerëzit kanë pa e kuptuar as vetë
Kush e di, ndoshta keni më shumë se një prej tyre pa e dalluar.
Lifestyle
Termi fetish, mund të iu bëjë të mendoni për rroba të zeza lateksi dhe lodra seksi, por kjo nuk është pikërisht kuptimi, shkruan “Allure”.
Çfarë e definon një fetish, nuk është veprimi por roli që e luan ai në jetën e një personi, transmeton lajmi.net.
Fjala fetish i referohet një sjellje ose veprimi pa të cilin një person nuk mund të eksitohet. Fetishi zakonisht përfshinë një objekt ose veprim jo seksual që e eksiton një person.
Kur mendojmë për fetishe, zakonisht na shkon mendja te BDSM, që përfshinë një shkëmbim erotik të bazuar në dominim dhe nënshtrim. Por kjo nuk është e gjitha pas fetisheve. Këto janë disa nga fetishet më të zakonshme që i ka pothuajse çdo person.
Loja me goditje
Këtu hynë të gjitha llojet e goditjes konsensuale, si p.sh. goditja me shuplakë, me kamxhik etj. Këto janë pika të lehta të BDSM. Këto mund të jenë goditje të lehta ose diçka që mund të rezultoi mjaftë e dhimbshme. Por kjo caktohet nga ju dhe partneri, transmeton lajmi.net.
Ndjenja e sigurisë dhe rehatisë duhet të jenë pjesë e lidhjes tuaj në mënyrë që të mund të praktikoni këtë në një mënyrë të kënaqshme.
Loja me role
Kjo zakonisht është aktrimi i një fantazie seksuale që mund të keni ju me partnerin. Mund të jetë diçka e tipit pacienti me doktorin, mësuesi me studentin, ose edhe tabuja e lojës me role me “babin”.
Më e zakonshmja është fantazia e incestit, ku dikush luan prindin dhe tjetri fëmijën.
Fetishi i këmbëve
Ky fetish përshinë dëshirën për të adhuruar këmbët duke i masazhuar, puthur, lëpirë dhe nuhatur ato, transmeton lajmi.net. Është jashtëzakonisht i zakonshëm, dhe ekspertët sugjerojnë që ju duhet të eksperimentoni me këtë fetish sepse mund të suprizoheni për të mirë.
Seksi anal
Edhe pse nuk iu duhet të keni fetish seksin anal që ta provoni, por shumë njerëz e preferojnë specifikisht seksin anal para atij vagjinal.
Seksi anal mund të përfshijë vetëm futjen e ndonjë gishti, ose penetrim. Rreth gjysma e të rriturve (femra dhe meshkuj) thonë se e kanë provuar të paktën në herë seksin anal.
Seksi në grup
Seksi në grup do të thotë të jeni të përfshirë në akt më shumë se 2 persona. Ndryshe kjo njihet edhe si orgji, dhe përfshinë persona të dy gjinive, transmeton lajmi.net. Një prej preferencave më të mëdha të seksit në grup është gangbang, pra kur disa meshkuj e penetrojnë një femër në të njëjtën kohë.
Loja e senseve
Kjo kategori, zakonisht përfshinë bllokimin e një sensi në mënyrë që t’i aktivizoj të tjerat. P.sh. ti lidhni partnerit sytë, dhe ta prekni trupin e tyre me akull. Një tjetër lojë e zakonshme është gudulisja me pendë.
Kontrolli i orgazmës
Kontrolli i orgazmës është pjesë e BDSM, që përfshinë elemente të dominimit dhe nënshtrimit. Ta shtyni të nënshtruarin deri në prag të orgazmës dhe ta detyroni të ndaloj pa arritur atë, është një shembull i kontrollit të orgazmës, transmeton lajmi.net.
Skllavëria
Skllavëria është kur njëri partner e lidhë tjetrin, gjithashtu bënë pjesë në BDSM. Zakonisht përfshinë lidhjen me pranga, ose me rrip, kravatë etj. Kjo duhet të jetë konsensuale.
Loja psikologjike
Kjo ndryshe njihet si kontrolli i mendjes. Është pjesë e BDSM dhe përfshinë turpërimin, përuljen, ofendimin e partnerit. Një shembull tjetër i kësaj është të detyroni partnerin tuaj që ka fetish këmbët që të puthë dhe lëpijë këmbët tuaja.
Vojerizmi
Kjo mund të jetë pak më e pakuptueshme për ju. Kjo do të thotë që ju keni dëshirë të shikoni dikë teksa bënë seks, ose të iu shikoj dikush teksa ju bëni seks me partnerin.
Pra në këtë rast, ju nuk përfshiheni në akt, ju thjeshtë i shikoni. /Lajmi.net/