6 këshilla për ata që duan të provojnë “treshe”

A jeni i gatshëm për një treshe? Epo këto këshilla mund të iu ndihmojnë ta kuptoni.

Lifestyle

10/12/2020 11:03

Termi “njëbrirësh” përdorët për personin e tretë që i bashkohet një çifti për treshe, shkruan “Allure”.

Por siç sugjeron edhe emri, është vështirë të gjesh një njëbrirësh, transmeton lajmi.net. Është e vështirë që të gjesh një person që do të vij në dhomën tuaj të gjumit, të përmbushë fantazitë seksuale tuajat dhe të partnerit dhe të zhduket.

Mund të tingëllojë e thjeshtë, por treshja nuk është për të gjithë. Këtu kemi mbledhur 6 këshilla që do iu ndihmojnë të kuptoni a jeni të gatshëm për të bëtë treshe.

Një treshe nuk do të “ndreqë” lidhjen tuaj.

Nëse jeta seksuale me partnerin tuaj është e dobët, duhet të bisedoni rreth saj dhe të tregoni se nevojat tuaja nuk po përmbushen. Mund të shkoni në terapi për çifte gjithashtu, transmeton lajmi.net.

Psikoterapistët thonë se treshja është shpesh një përpjekje e dëshpëruar e çifteve për të bërë gjërat më argëtuese në lidhje, por kjo nuk do të funksionoj. Nëse keni probleme me intimitetin mes jush, një treshe vetëm sa do ta përkeqësoj.

Duhet të bisedoni detajisht për idenë e treshes.

Para se ju me partnerin tuaj të bëni një treshe, duhet të bisedoni mirë dhe të qartësoni të gjitha detajet.

A jeni rehat të flini me një person të tretë? A jeni duke kërkuar një femër apo një mashkull? Çfarë preferenca keni gjatë seksit me personin e tretë? A jeni të gatshëm emocionalisht?

Kjo eksperiencë do të jetë shumë më pozitive nëse bisedoni para se të bëni treshe dhe sqaroheni se a jeni duke u pajtuar të tre me limitet dhe preferencat e njëri-tjetrit.

Njëri nga ju do të jetë më i lënë anash. A jeni i gatshëm për këtë?

Seksi është tango që vallëzohet në dysh, dhe një person i tretë sigurisht, mund të vallëzoj me ta, por nuk do të jetë mjaftueshëm i përfshirë, transmeton lajmi.net. Në një pikë, ky person mund të jeni ju.

A jeni i gatshëm për këtë? A mund të injoroni xhelozinë që mund të lind në atë moment? Kjo mund veçse të shkatërroj lidhjen tuaj.

Seksi i pa-mbrojtur nuk është i panegociueshëm.

Në rastin e treshes, mbrojtja është e diçka që nuk mund të negocioni në asnjë mënyrë. Sigurisht ju doni të kujtoni eksperiencën si diçka seksi, e jo për shtatzënitë e padëshiruara apo sëmundjet seksuale të marra.

Edhe nëse pajtoheni të bëni seks të pambrojtur, patjetër duhet të keni analiza mjekësore që vërtetojnë se asnjëri nga partnerët nuk ka ndonjë sëmundje apo infeksion.

Mund të dashuroheni

Seksi i zjarrtë mund të jetë shumë tërheqës, por nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të pasur një lidhje të re emocionale, tresha është një ide shumë e keqe, sepse ju do të shkatërroni lidhjen tuaj, transmeton lajmi.net.

Seksi e krijon një lidhje emocionale më të fortë me partnerin, sidomos nëse seksi është i mirë, por mos harroni se ju ose partneri juaj mund të përfundoni duke krijuar ndjenja emocionale për personin e tretë.

Një teshe do të ndryshoj dinamikën me partnerin tuaj

Kjo nuk do të thotë se është gjë e keqe. Nëse keni komunikuar mirë para veprimit, atëherë ju do të kuptoni njëri-tjetrin më mirë. Mirëpo nëse komunikimi nuk ka qenë në nivel, kjo do të ndryshoj shumë lidhjen tuaj.

Nëse njërit nga ju iu ka pëlqyer me të vërtetë shumë treshja, atëherë ju nuk do të jeni kurrë më si më parë sepse njëri nga ju do të kërkoj vazhdimisht të bëj treshe, ose të paktën, do ta mendoj vazhdimisht këtë. /Lajmi.net/