Gruaja rrëfen: “Grinçi më eksiton, por i dashuri refuzon të vishet si Grinçi kur bëjmë seks”
Një grua ka postuar në Reddit dhe ka lënë pa mend të gjithë me fetishin e saj të çuditshëm.
Lifestyle
Një grua, e cila nuk shfaqi identitetin e saj, ka postuar në Reddit një “problem” të sajin, pasi që i dashuri refuzon të vishet si Grinçi kur ata bëjnë seks, shkruan “DailyStar”.
Javën e kaluar, ajo postoi duke treguar se ka fetish Grinçin , personazhin e filmit të krishtlindjeve “Si i vodhi Grinçi krishtlindjet”, transmeton lajmi.net.
Ajo tha se i dashuri i saj e dinte preferencën saj seksuale dhe ishte pajtuar me të, dhe se ai përpiqet që të përmbushë fetishin e saj. Nganjëherë ai i lexon librin për ta eksituar para seksit, ose edhe i thotë ndonjë frazë nga filmi gjatë seksit.

Ai luan rolin e Grinçit thuajse çdo herë që bëjnë seks.
Ajo thotë se nuk mund të shikoj filmin sepse eksitohet aq shumë sa nuk mund ta përballoj, dhe se nuk po mjaftohet më me lojën me role.
Ajo dëshiron që ai të vishet si Grinçi, dhe se do që të *** me Grinçin. Me sa duket nga komentet e këtij postimi, ka edhe shumë femra të tjera që ndjehen njësoj për Grinçin.
Një nga komentet tha se ëndërronte të “kidnapohej” nga Grinçi.

I dashuri i kishte thënë gruas se ishte shumë e çuditshme dhe e sikletshme të plotësonte kërkesën e saj. Ai i kërkoi ta linte këtë fetish sepse ai nuk mund ta bëjë këtë më gjatë.
Shumë u pajtuan se ishte një fetish i zakonshëm dhe i shpeshtë, por për shumë të tjerë kjo ishte thjeshtë shumë e çuditshme dhe jo normale.
As ne nuk e kemi idenë si të ndjehemi për këtë fetish… /Lajmi.net/