Kjo rrugë në Prishtinë nesër mbyllet për qarkullim

Rruga "Hyzri Talla" në Prishtinë nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj.

Lajme

07/12/2020 20:46

Rruga “Hyzri Talla” në Prishtinë nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj.

Kjo rrugë do të mbyllet nga ora 8:00 e mëngjesit, kështu ka bërë të ditur komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.

Njoftimi i plotë:

Nesër, e martë, Rruga “Hyzri Talla” do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për qarkullim për shkak të asfaltimit të saj.

Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative.
Ju falemnderit për mirëkuptimin!