Nisma tashmë me 10 deputetë, Grupi do të quhet Nisma-AKR-6 plus

Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate – AKR, i janë bashkuar edhe katër deputetë të Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli.

Lajme

02/12/2020 15:56

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala, ka thënë për klankosova.tv se ata deputetë do të funksionojnë në kuadër të Grupit Parlamentar i cili do të quhet NISMA-AKR-6 Plus.

“Nism-s i janë bashkuar edhe katër deputetë. Tashmë, NISMA do t’i ketë 10 deputetë në grup dhe grupi do quhet NISMA – AKR – 6+”, tha Shala.